Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe përfaqësues të kompanisë “Vibe” sot në takim kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërtimin e hekurudhës të Korridorit 8 ku kjo kompani paraqitet si ekzekutues i aktiviteteve për aksin e parë Kumanovë-Bellanoc, si dhe planet për projektet e ardhshme infrastrukturore në Maqedoni.

Sipas kumtesës nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të dyja palët janë obliguar në realizimin e projektit të Korridorit 8 në suaza të afateve të dakorduara.

Kompania “Vibe” nga marsi i vitit 2014 punon në projektin për ripërtëritjen dhe ndërtimin e aksit të parë nga tre akset hekurudhore në drejtim të Bullgarisë.

Siç për MIA-n para pak kohe informuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, aktivitetet në terren në këtë aks janë ngadalësuar për shkak të shpronësimit të pazgjidhur dhe zbulimeve arkeologjike dhe në vijim është tejkalimi i tyre. Deri tani janë realizuar 25 projekte nga punët ndërtimore. Për aksin e dytë nga Bellanoca deri në Kriva Pallankë deri në fund të vitit duhet të zgjidhet ekzekutuesi i punëve ndërtimore, ndërsa për fazën e tretë në vijim janë aktivitetet për regjistrim gjeodezik.

Në takimin me përfaqësuesit e “Vibe” të kryesuara nga patrik Partens, drejtor i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, Sugareski u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të interesuara nga Gjermania të shfaqin interes për pjesëmarrje në thirrjet publike për realizimin e projekteve të ardhshme infrastrukturore.