Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski sot pati takim me përfaqësues të aero kompanisë “Arkia” nga Izraeli, ku u bisedua për vendosjen e linjës së re ajrore në relacionin Shkup – Tel Aviv.

Sugarevski i prezantoi mundësitë dhe kushtet që i ofron Republika e Maqedonisë për kompanitë ajrore të interesuara për operacione nga aeroportet vendore, Potencoi se zhvillimi i komunikacionit ajror në Republikën e Maqedonisë është prioritet i Qeverisë dhe në atë drejtim politikat që i ndërmerr Ministria e Transportit dhe Lidhjeve lëvizin drejt sigurimit të rrjetit më të gjerë në destinacionet në Evropë dhe botë.

“Patëm takim të frytshëm në të cilin i arsyetuam kushtet tona për punë në këtë veprimtari në Republikën e Maqedonisë. Ata i prezantuan planet për përhapje të rrjetit të tyre edhe në Republikën e Maqedonisë me vendosjen e linjës së re. Nëse në periudhën në vijim arrijmë marrëveshje, këto plane do t’i realizojmë. Të shpresojmë se ata pozitivisht do të vendosin dhe do të vendoset fluturim i drejtpërdrejtë nga Shkupi në Tel Aviv”, deklaroi Sugareski pas takimit.

Theksoi se Qeveria ka obligim të angazhohet për zhvillim të komunikacionit ajror dhe në atë drejtim do të ofrohet mbështetje për secilën kompani ajrore që dëshiron të operojë në Republikën e Maqedonisë.

Në takim është biseduar edhe për përfitimet që do t’i kenë të dy vendet lidhur me rritjen e turizmit, marrëdhënieve ekonomike dhe lidhjeve kulturore nëse realizohet kjo linjë ajrore.