Mundësia e madhe është sot. Në Suedi besojnë dhe, pas fitores së ndeshjes së parë të “play-off”-it, e kanë ushqyer ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Për të arritur këtë, megjithatë, do të jetë e mjaftueshme për të mos humbur sonte në “San Siro”, ndaj Italisë. Kjo është arsyeja pse fjalët e thëna nga shumë lojtarë suedezë dhe trajneri Andersson në prag të ballafaqimit të kthimit me axurrët janë ato, tipike të një beteje të vërtetë, se sa të një lojë futbolli. Edhe pse e rëndësishme. “Unë jam pothuajse gati të vdes në fushë”, – siguron sulmuesi Berg, ndërsa shoku i repartit, Toivonen, nuk hyn në detaje, por nënvizon: “Çfarë do të bëj për të shkuar në Rusi? Gjithçka”.

Trajneri Andersson u foksua nga mediat teksa po u thoshte lojtarëve të tij: “Ju duhet të hyni në çdo duel sikur të ishte gjëja e fundit që keni për të bërë, para se të vdisni”! Për më tepër, për një brez të suedezëve, nga Granqvist te Larsson, nëpërmjet Lustig, që kthehet pas pezullimit, në Milano është me të vërtetë treni i fundit për Kupën e Botës. “Sigurisht, ishte e bukur për të luajtur në Europian, por Kupa e Botës është më e bukur se çdo gjë, diçka e madhe. Unë dua të shkoj atje, ju nuk e dini se çfarë jam në gjendje të bëj. Do të jap gjithçka për të fituar,” – pranoi Larsson. Pra, sfida me Italinë është nisur zyrtarisht, raporton telesport.