Ka shumë spekulime që Barcelona do ta blejë Philippe Coutinhon në janar, ndërsa hapet dera për largimin e Denis Suarez.

Mefushori ka qenë i lidhur me largimin nga klubi, ku Napoli ishte në krye për shërbimet e tij.

“Ndjehem se çfarëdo që ndodh, unë jam gjithmonë në shitje”.

“Nuk dua të largohem nga Barcelona, e kam thënë shumë herë. Dua të kem sukses këtu, dua të fokusohem këtu, pasi thashethemet nuk vijnë nga unë’.

Edhe Manchester City kishte shfaqur interesim për lojtarin.

“Nuk kam folur me askënd nga klubi, pa marr parasysh se çfarë ndodh”.

“Nuk e kam pyetur agjentin tim dhe nuk i kam thënë se dua të largohem:, ka thënë Suarez për Mundo Deportivo.