Sulmuesi i Barcelona-s Luis Suarez ka sulmuar arbitrin anësor duke e ofenduar rëndë pasi topi i Lionel Messi-t kaloi vijën fatale por jo sipas treshes së gjykimit.

Uruguaiani reagoi furishëm gjatë barazimit 1-1 ndaj Valencia-s, dhe fotot më pas tregojnë se goli i Messi-t duhet kishte qëndruar.

Dhe, siç raportohet nga spanjollja AS, Suarez ka ofenduar zyrtarin pasi ai nuk akordoi golin, duke bërtitur: “E bëre në brekë, xhuxh m*uti!”

Nuk është hera e parë që Uruguaiani reagon në mënyrë të tillë ndaj arbitrave apo kundërshtarëve.

Ai është pezulluar tre herë pasi ka kafshuar lojtarët dhe gjithashtu është dënuar për tetë ndeshje pas abuzimit racist ndaj Patrice Evra në 2011.

Edhe Messi e bëri të qartë mendimin e tij pas pjesës së parë, duke kërkuar arbitrin dhe ndihmësit e tij në tunelin e stadiumit për t’u ankuar për vendimin e gabuar.

Barazimi i së hënës do të thotë se Barcelona nuk është shkëputur nga Valencia në renditje, dhe Real Madrid ka fituar dy pikë nga dy kryesuesit.