Shkruan Abdulah Ahmedi

Stresi është nji kategori shoqërore që po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në vendet e punës. Stresi mund të jetë shumë violent duke shkaktuar born-out dhe born-down. Në rastin e born-out, personi vjen në fund të energjisë së tij, lodhjes emocionale, ndëshkimit mendor dhe fizik. Në rastin e born-down, personi ndihet i padobishëm, kompetencat e tij janë superiore ndaj postit që ka , shumë më i pregatitët, më i performuar gjithashtu ndajë udhëheqësit të tij.

Stresi mund të analizohet në tre dimenzione, edhe ate në nivel individual, korporativ dhe organizacionel. Të tre dimenzionet tregojnë se ato janë të lidhura ngushtë në mes veti, p.sh. në veçanti më së paku stresi rritet  më shumë kur performanca e kompanisë rritet.

Faktorët kryesor që shkaktojnë stresin janë hiper-investimi në punë, dëshira për të bërë një punën me performancë ose më të mirë dhe dëshira për të pasë sukses në jetën profesionale (karierë), por kujdes, edhe dështimet në punë dhe profesion janë faktorë të stresit. Këta faktorë rrezikojnë  të shkaktojën çrregullime serioze psiko-sociale.

Kurse sa u takon  kategorive të njerëzve që janë më shumë të prekurë nga stresi, mundet të numrojmë  drejtuesit e kompanive, kudaratë, menaxherët. Këta janë personat që paraqiten me karakteristikat personale  të stresit në rrezik që lidhet me hiper-investimet emocionale.

Në kohën e fundit, born-out konsiderhohet si smundje që hynë në kategorit e smundjeve që vlersohen  si smundje invalidore. Pra personat me diagnozë të stresit born-out mundet të kërkojën të mbrojën  të drejtat e tyre parn sigurimeve sociale, një pension invalidor mundtet të ketë vend. Me keq ardhje mundet të konstatojmë se stresë të mirë nuk egziston ! aa.