Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është rikthyer në qendër të vëmendjes së medieve. Dhe këtë e ka bërë jo për ndonjë këngë të re që ka nxjerrë, por për një video që publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë, për të na njohur me një personazh të ri të familjes së tij, të cilin nuk na e kishte prezantuar më parë.

Bëhet fjalë pikërisht për gjyshin e tij. Ai duket një zotëri i mbajtur dhe mbi të gjitha fansi numër një i nipit të tij.

Kjo pasi pëlqen çdo këngë të reperit. E ku ka lumturi më të madhe për një nip, se sa kur kupton që ka kënaqur pa masë gjyshërit dhe gjyshet e shtrenjta.