Portieri Thomas Strakosha ishte larguar nga Kombëtarja shqiptare, për t’u kthyer në Lazio, ku do të rikuperohej nga një lëndim

Sipas mediave italiane portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është shëruar dhe pritet të jetë gati për derbin ndërmjet Lazios dhe Romës.

Strakosha u largua nga grumbullimi i kombëtares në Antalya vetëm pak ditë më parë, për shkak të një problemi muskulor.

Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Romës do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 18:00.