Gjithmonë bukur dhe me një stil të veçantë,Dua Lipa ka zbuluar se kush qëndron pas përsosmërisë së saj.

Bëhet fjalë për Lorenzo Posocco për të cilin Dua nuk ka kursyer fjalët duke i shprehur të gjithë vlersimin e saj.

Në një postim në Instagram ajo i shkruan: “I dashur e dua këtë fotografi sepse është në formën më të mirë tonën në një restorant italian duke pirë e duke festuar si gjithmonë. Të falenderoj për dy vite shumë të mira duke punuar së bashku. Kjo është për momentet tona të çmendura nga vënia në flakë e xhinseve e deri te xhirimet 14 orëshe në Manolos, derisa më janë enjtur këmbët sikur një shtatzënë tetë muajshe. Të dua”.