Franca po vëren me kujdes çdo gjë që mund të stabilizojë situatën politike në Gjermani, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux, pas ndryshimit të qëndrimit të SPD, tashmë e gatshme për të diskutuar mbi mundësinë e një aleance me Angela Merkel.

Kreu i socialdemokratëve gjermanë, Martin Schulz u tërhoq të premten ndaj qëndrimit kundër në parim të një koalicioni me kancelaren gjermane, Angela Merkel për formimin e qeverisë.

Merkel deklaroi të shtunën mjaft e vendosur për të formuar një qeveri brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Ju e kuptoni që nuk na përket neve asnjë koment tjetër përveç situatës politike në një shtet fqinjë që është një partner i rëndësishëm i Francës. Por në mënyrë të dukshme, Franca do të dilte e fituar nga një situatë politike e qëndrueshme, e përhershme, e konsoliduar dhe që i mundëson Gjermanisë për të projektuar dhe ruajtur rolin që ka qenë gjithnjë i saj, si në Evropë por gjithashtu në marrëdhënien e kujdesshme dhe dashamirëse që ka kundrejt Republikës franceze”, deklaroi Griveaux.