Spartak Ngjela përmes një komenti në rrjetet sociale paralajmëron se shumë shpejt do të fillojë pastrimi i politikës shqiptare nga korrupsioni, madje sipas tij, dosjet janë bërë gati. Ngjela thotë se politika amerikane po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.

Komenti i Ngjelës

105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale.

Gëzuar!

Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare.

Sot u arrestua ministri i Brendshëm. Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.

Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni.

Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.

Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot. Dhe kudo po flitet shqip.

Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.

Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.

Dosjet janë bërë gati.

Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.

Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë.

Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot.

Prisni dhe shikoni!

Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.