Spalletti e sheh Icardin duke i dhënë fund karrierës me fanellën e Interit.

Trajneri i Zi Kaltërve, Luciano Spalletti, është shumë i bindur se sulmuesi, Mauro Icardi, do të qëndrojë përgjithmonë te Interi, pas spekulimeve që e lidhin me Real Madridin e Chelsean.

Marca raporton se Los Blancos janë duke e shikuar argjentinasin si zëvendësues të Karim Benzemas, ndërsa edhe Antonio Conte e dëshiron në “Stamford Bridge” kapitenin e Interit për të konkurruar me Alvaro Moratan.

“Kush nuk e do Icardin? Nëse më pyetni mua, të gjithë e duan atë”, tha Spalletti në konferencë për media të shtunën para ndeshjes me Cagliarin në Serie A.

“E shoh atë në ‘dashuri’ me Interin. Të gjithë e duan atë këtu; tifozët, shokët, klubi, i pëlqen jeta këtu. Jam mëse i bindur se ai do të qëndrojë përgjithmonë në Inter”, theksoi mes tjerash Spalletti.