Gjatë ditës së sotme do të dihet fati i kombinatit metalurgjik “Feni Industri” nga Kavadari. Për sot në Gjykatën Themelore në Veles është caktuar seancë në të cilën do të vendoset për hapjen e procedurës falimentuese në kombinat, ndërkaq “Enkod”-i bullgar deri sot ka afat të parashtrojë në banka ofertë të re të përmirësuar, kreditorët më të mëdhenj në “Feni”.

“Pritet që deri të hënën Enekod të japë ofertë të përmirësuar ndaj bankave, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodh përsëri jam optimist se edhe përmes procedurës gjyqësore do të ndodhë riaktivizim i Fenit për një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Për kompaninë ka më shumë investues të interesuar, ndërsa përshtatet edhe çmimi i ferronikelit i cili për momentin po rritet”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço të premten.

Kryetari i Organizatës sindikaliste të “Feni”-t, Gjore Palitov, ndërkaq, të premten për MIA-n konfirmoi se janë pezulluar protestat dyditore  të punëtorëve të “Feni industri” për shkak të procedurës së ngritur falimentuese, sot është vendosur në pezullim dhe pritet oferta e investuesit bullgar dhe qëndrimi i bankave kreditore.

“Jemi në pritje. Për të hënën është caktuar seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën për falimentim nga ana e bankave kreditore. Atëherë do të dihet nëse dhe çfarë oferte do të dorëzojë deri te bankat investuesi i interesuar bullgar dhe çfarë do të jetë qëndrimi i kreditorëve”, theksoi Palitov.

Drejtori i përkohshëm falimentues i “Feni Industri”, Mirosllav Anastasievski porositi se hapja e procedurës falimentuese në këtë moment është mënyra e vetme për ruajtje të pronës, parandalim të shkaktimit të dëmeve dhe gjetje të zgjidhjes më të shpejtë të mundur për ristartim dhe angazhim të të punësuarve në mirëmbajtjen e minimumit teknologjik, me gjetje të investuesit të ri strategjik dhe kalim të shpejtë drejt funksionimit normal.

“Feni Industri” ka borxh prej rreth 60 milionë eurove prej të cilave 40 milionë i ka borxh Bankës komerciale SHA Shkup, “Stopanska Banka”- SHA Shkup dhe Silk Roud Bank SHA Shkup. Tre bankat si kreditorë më të mëdhenj ngritën procedurë falimenimi për kompaninë.