Seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” u shty për më 20 dhjetor për shkak se dëshmitari kryesor, Ramadan Bajrami, nuk kishte mjet identifikimi. Gjykatësja e lëndës Diana Gruveska-Ilievska vërtetoi dëshmitë e dëshmitarëve të më hershëm ndërsa dëshmitar Ramadan Bajrami edhe pse pranoi të jap dëshmi u vendos që dëshminë ta jap me 20 dhjetor për shkak se letër njoftimi i tij ishte me afat të skaduar.

Avokati i të akuzuarve në lëndën “Sopoti”, Vullnet Paçuku, pret që dëshmitë plotësuese të propozuara nga ana PSP-së të ndryshojnë tërë procesin në favor të të akuzuarve.