Një numër i madh i prodhuesve të telefonave ka pranuar trendin e kamera të dyfishta dhe në bazë të informacioneve më të reja duket se atyre do t’iu bashkëngjitet edhe kompania Sony me telefonin që ka emrin kodues Xperia H3213 Avenger, si përfaqësuesi i parë i telefonave Sony me kamerë të dyfishtë.

Për dallim nga telefonat tjerë që kanë një konfigurim të tillë të kamerave, Xperia H3213 vjen me dy kamera në anën e përparme. Informacioni është konfirmuar nga listingu i ueb sajtit GFXBench, i cili po ashtu thekson se kamera e pasme do të ketë 21 MP.

Telefoni do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 630, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, transmeton KosovaPress.

Xperia H3213 vjen me ekran 6 inç Full HD dhe sistem operativ Android 8.0. Pritet që Sony të prezantojë serinë e re të telefonave dhe ky model do të jetë njëri prej tyre.