Realisht është që vitin e ardhshëm gjatë kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian të zvogëlohet çmimi i roamingut me Maqedoninë dhe me shtetet tjera nga Ballkani Perëndimor, vlerësoi ministri i Transportit , Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve, Ivajlo Moskovski.

Siç sqaroi, Bullgaria ka përgatitur memorandum me të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor për zvogëlimin e çmimeve në roaming. Ato janë memorandume në nivel shtetëror, e jo evropian, e të cilat do të japin “dritë  të gjelbër” që operatorët t’i zvogëlojnë çmimet për bisedë, porosi dhe internet në roaming, transmetoin DPA.

Moskovski në fillim të muajit deklaroi se pret që deri nga fundi i vitit operatorët të nënshkruajnë marrëveshje, duke i cilësuar si të tmerrshme çmimet e tanishme prej 6-7 levë për një minutë me Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën dose Serbinë.

Paralajmërimet nga Sofja për zvogëlimin e çmimeve do të jetë iniciativa e dytë konrete në atë drejtim për rajonin. Tre vite me radhë në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë janë zvogëluar çmimet në roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.