Ajo që tërheq gjithnjë vëmendjen të premteve mbrëma në “Zonë e lirë” është padyshim Sofia, asistentja e Arian Çanit.

Sofia, emri i vërtet i të cilës është Xheni u bë e njohur nga të gjithë falë këtij emisioni, megjithatë në “Zonë e lirë” nuk ka qenë fillimi i karrierës së saj në ekran.

Xheni (Sofia) tek “Rudina”

E ftuar sot tek “Rudina”, Xheni ka treguar se para se të bëhej asistentja e Arian Çanit, ajo ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos në “Dance with me”.

Xheni (Sofia) pjese e trupes se baletit te Albi Nakos

Xheni rrëfeu për pasionin e saj të madh, baletin të cilin e ka filluar që në moshën 10 vjeçare.

Xheni (Sofia) tek “Rudina”

Ajo tregoi gjithashtu se ka marrë pjesë edhe në “Miss Universe Albania 2016”, por asokohe Xheni ishte brune e në këtë pjesë Rudina ja vuri në dukje se asaj i shkojnë më shumë flokët bjonde.

Xheni (Sofia) tek “Rudina”

Sa i përket marrëdhënies me Çanin, bjondja seksi u shpreh se ndihet e privilegjuar që punon me të.