Përfaqësues të Organizatës për ndalesë të armëve kimike (OPCV) dhe të Sirisë janë përplasur sot në Hagë, gjatë konferecdës, në të cilën u debatua për përdorimin e armëve kimike.

Organizata publikoi tre raporte në të cilat pohon se armata siriane ka përdorur armë kimike në luftën civile, duke përfshirë edhe kundër caqeve civile.

“Është shqetësues fakti se akoma nuk jemi përballur me përdorimin e armëve kimike. Me rëndësi thelbësore është qëtë  respektohen rregullat e  vendosura paradokohe kundër përdorimit të armëve kimike dhe të dënohen kryerësit”, deklaroi drejtori i OPCV, Ahmet Uzumxhu.

Ахмет Узумџу

Siria u kundërpërgjigj se raportet e OPCV janë “të rreme dhe të politizuara” dhe se qëllimi i tyre është që të të prishet imazhi i Sirisë.

Sipas zëvendësministrit sirian të Punëve të Jashtme, Fajsall Mekdad, gjithë arsenali sirian i armëve kimike është grumbulluar dhe shkatërruar nga ana e OPCV.

“Shtetet dërguan mercenarë nga mbarë bota në Siri i nxitën që të përdorin armë kimike dhe helme kundër civilëve dhe kundër armatës siriane”, akuzoi Mekdad.

Фејсал Мекдад

Debati mes Sirisë dhe OPCV për përforimin e armëve kimike vjen në vigjilje të negociatave të nesërme në Gjenevë, ku palët në konflikt do të takohen në përpjekje që t’i japin fund luftës civile.

Rusia e cila e mbështet presidentin sirian Bashar al Asal paradokohe vendosu vetë veptimeve të mëtutzjeshme të misionit të përabashkëlt të KB-së dhe OPCV për kontroll të përdorimit të armëve kimike.