Sindikata e Administratës Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Civile AOGJSH sot kërkoi dorëheqje të parevokueshme të kryetarit të Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, sepse sipas tyre ai është një nga fajtorët kryesor për gjendjen e rëndë financiare, në të cilën ndodhen të punësuarit në gjykata.

“Karaxhovskin e konsiderojnë si fajtor kryesor për shkak se dy herë nga 40 për qind të cilat vitin e kaluar na janë ndaluar, kanë qenë në llogari të gjykatave deri më 31 dhjetor të vitit 2016 dhe mundet shumë thjeshtë me miratimin e tij këto para të na kthehen prapa”, theksoi nënkryetarja e Sindikatës AOSJH, Verica Taseva në konferencën e sotme për shtyp.

Sindikata e AOJSH reagoi për shkak se me Propozim buxhetin për vitin 2018 janë neglizhuar punonjësit në detyrën gjyqësore dhe në shërbimin e prokurorisë publike, të cilët disa herë deri më tani kanë mbajtur grevë duke kërkuar rritje të rrogave dhe pagesë të të shtesave për rrogë.