Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pushtuar sheshet e kryeqytetit për të festuar fitoren e Prishtinës dhe Prizrenit.

Ata me flamuj kombëtarë kanë kaluar nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në drejtim të sheshit tjetër “Nënë Tereza”, njofton Klan Kosova.

Ata kanë brohoritur “Me zemër, me zemër” dhe “Vetëvendosje” derisa kanë kaluar përgjatë shesheve.