Globalizimi është trend i pakthyeshëm, por bota duhet të punojë në këtë, që ajo të bëhet e balancuar dhe gjithëpërfshirëse, deklaroi sot presidenti kinez Si Xhinping.

Ai u tha liderëve të Samitit aziatiko-pacifik për bashkëpunim ekonomik (APEK) në qytetin vietnamez Danang se Kina jashtëzakonisht do t’i zvogëlojë kufizimet për qasje deri te tregu i saj.

Presidenti kinez shtoi se do të ketë marrëdhënie të barabartë me të gjithë kompanitë e huaja në Kinë.

“Gjatë disa dekadave të fundit, globalizimi ekonomik jashtëzakonisht do të kontribuojë për rritje globale. Kjo me të vërtetë u bë trend i pakthyeshëm historik”, tha presidenti kinez.

Si shtoi se globalizimi ekonomik duhet të jetë më i hapur, më gjithëpërfshirës, më i balancuar dhe më i drejtë, që të gjithë të kenë dobi.