Kanella me shekuj përdoret si një nga përbërësit më interesantë në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si preparat i shkëlqyeshëm për flokët.
Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre.

Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e ngjyrës së flokëve me kanellë…
Përgatitja e përzierjes

Në një enë me madhësi mesatare vendosni 200 mililitra të balsamit tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vini edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve. Përziejini mirë përbërësit me lugë plastike. Mos përdorni metalike, pasi që disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes. Mbulojeni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturë të dhomës.

Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve

Lajini flokët me shampon dhe regjenerator klasik, me metodën tuaj të zakonshme. Shtrydheni mirë ujin dhe mbështillni dy minuta në një peshqir të nxehtë. Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë. Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruat me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.