Nathan Hrdlicka ka lindur pa kofshë, por ai ka qenë i vendosur të mos e lejojë gjendjen e tij të përcaktojë atë.

Pavarësisht gjendjes së tij, përcjell Telegrafi, 34-vjeçari është bërë i vetmi nga 25 njerëzit me gjendjen e tij të rrallë në botë, i cili ka mësuar se si të ecë.

Nathan, i cili është nga Santa Fe, Nju Meksiko, vuan nga defekti PFFD (Proximal femoral focal deficiency) të tipit D.

Por pavarësisht aftësisë së kufizuar, 34-vjeçari është në një marrëdhënie të lumtur me të dashurën, Chelsea Stuart, 19 vjeçe, e cila është më e gjatë se ai.