Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në pjesën e pasdites të seancës kuvendore për pyetjet e deputetëve theksoi që fuqishëm beson se kompania Feni do të regjistrohet dhe me sukses do të punojë, duke theksuar se shteti nuk do t’i lë të punësuarit pa pagë.

“Nuk duam ta humbin statusin e të punësuarve. Për shkak aspektit social më mirë të pritet pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë ditë dhe të mbeten të punësuar, pastaj të punësuar në firmë në falimentin, dhe më pas sërish të kthehen në Feni si të punësuar, dhe me vonesë të pagave të cilat do t’u paguheshin përmes fondit garantues që e japin investuesit potencial se sa të investojmë përmes masave sociale. Atëherë ata hyjnë në kategorinë tepricë teknologjike”, tha Zaev.

Qëndrimi i tij është, tha ai, dhe beson fuqishëm se Feni do të funksionojë, do të ristartohet dhe do të punojë me sukses gjë që e  bazon në informacionet që i ka për gjithsej katër oferta.

Minimumi që është kërkuar për Feni-in ka qenë 10 milionë euro derisa ofertat nga kompanitë kanë arritur deri në 30 milionë, sipas kryeministrit.

“Besojmë se do të ketë elemente të mjaftueshme, posaçërisht për shkak rritjes së çmimit të nikelit në bursa, të shkohet edhe me investim të ri shtesë prej 40 milionë eurove për finalizimin e prodhimit që për momentin është në granula, të jetë në gjendje të lëngët për shkak shfrytëzimit gjithnjë e më shumë në bateri, akumulatorë, si prodhim përfundimtar që defintivisht do të përcaktojë edhe një perspektivë edhe më të bukur të Fenit, e cila është shumë e rëndësishme për punëtorët”, tha Zaev.

Paraprakisht në pyetjen për Fenin të parashtruar nga Panço Minov foli edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, i cili theksoi se zgjidhje për Fenin do të ketë për një muaj e gjysmë. Lidhur me pagat e të punësuarve, tha se derisa Feni ka pronar legjitim shteti nuk mund të intervenojë.

“Intenca është menjëherë t’u gjendet punë”, tha Angjushev duke theksuar se që t’i mbrojnë të punësuarit intenca është pasi të shpallet falimentim, ditën e nesërme menjëherë të punësohen.

Bodrumi i verërave “Povardarie” vreshtarëve u ka borxh mbi një milionë euro, ndërsa ky borxh është 3,4 milionë euro, theksuan kryeministri Zaev dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Pasi bodrumi i verërave, e pagoi borxhin ndaj vreshtarëve dhe e ktheu licencën do të fitojë subvencione prej 700 mijë denarë që e ka si kërkesë, shpjegoi Zaev.

Kryeministri konsideron se politikat e subvencionimit që i ka filluar qeveria e kaluar janë të suksesshme dhe tha se si të mira i vazhdon edhe Qeveria e tij.

Lidhur me çështjen për interesat ndëshkuese për qytetarët, kryeministri theksoi se atje mund të intervenohet vetëm në pjesën e institucioneve shtetërore ose publike, por jo edhe tek kompanitë private.

“Si Qeveri besojmë se nëse gjinden mundësi ligjore, ndërsa ekzistojnë, të gjithë institucionet shtetërore më shumë të fokusohen në pagesën e kryegjësë, ndërsa të prodhojë fshirje të interesit dhe interesave të kamatvonesave që përllogariten gjatë pagesës”, tha Zaev, i cili beson se në mënyrë të këtillë do të ndihmohen më të varfrit. Si Qeveri, shtoi ai, mund t’u sugjerojmë kompanive private ose kompanive me kapital dominues privat që ta ndjekin shembullin e këtillë që të ndihmohen qytetarët.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Artan Grubi për avancimet e administratorëve në Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, i theksoi ndryshimet e reja të ligjit për nëpunës shtetëror, që sipas tij mund të ndihmojnë që numri i madh i personave me tituj më të ulët në administratë të mund të avancohen. Në shumë institucione sipas Mançevskit ka vende të zbrazëta udhëheqëse, dhe të punësuar të cilët gjatë kohë janë mbajtur në nivelin më të lartë.

Lidhur me ata 1.600 persona të cilët ende nuk janë sistemuar në punë, ministri tha se po bëhen përpjekje që ata të fitojnë vende pune por që është e ngushtë hapësira ku mund të risistemohen.