Të paktën shtatë fëmijë janë lënduar sot në një aksident që ka ndodhur kur një fugon që ka transportuar nxënës ka dalë nga rruga në vendin Sipanje, tek Bijello Polje në Mal të Zi.
Sipas mediave malazeze, fëmijët janë lënduar më lehtë dhe janë dërguar në Qendrën urgjente në Spitalin e përgjithshëm në Bijello Polje.
Sipas informacioneve jozyrtare, deri në fatkeqësi ka ardhur për shkak të rrugës së rrëshqitshme, si pasojë e reshjeve të borës.