Federata Italiane Futbollit sot ka shkarkuar nga posti i përzgjedhësit trajnerin, Gian Piero Ventura

Pas 60 viteve Italia nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës dhe kjo për arsye të trajnerit, Gian Piero Ventura, i cili u shkarkua sot.

Federata italiane tashmë ka nisur të mendojë për trajnerin e ri dhe ka shtatë alternativa.

Zgjedhja e parë është Carlo Ancelotti, i cili është i papunë që nga shkarkimi nga Bayern Munich javë më parë.

Por, ai nuk është i vetmi, pasi në listën e federatës italiane janë edhe gjashtë trajner të tjerë.

Bëhet fjalë për trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, atë të napolit Maurizio Sarri, apo Roberto Mancinin e Zenitit.