Sulmuesi brazilian, Neymar, që u transferua te Paris Saint Germaini gjatë verës për 222 milionë euro, ka shpërthyer pas raportimeve në media se ka probleme me trajnerin Unai Emery dhe sulmuesin Edinson Cavani.

“Mediat janë duke shpikur shumë histori që nuk janë të vërteta. Nuk kam probleme me trajnerin, stafin apo me Cavanin. Jam i lumtur te PSG, me statistikat e mia dhe me gjithçka tjetër. Dua të triumfoj këtu dhe do të jap gjithçka në fushë për shokët e mi të skuadrës”, tha Neymar.

“Kur unë shkova te PSG, u takuam me trajnerin dhe më premtoi se do të më ndihmojë në fushë. Kështu që mjaft shpikët”, tha Neymar pas fitores së Brazilit kundër Japonisë.