Deputeti i RDK-së, njëherësh lider i kësaj partie Vesel Memedi në debatin në TV24, ka pohuar se Arben Taravari është kryetar komune artificial i VMRO-DPMNE-së, i cili për vetëm disa ditë ka arrit t’i grumbullon rreth vetës shumë njerëz me histori të keqe të cilët ishin pjesë e VMRO-së, vetëm për ta nxjerrë atë fitues.

“Ky është Arben Taravari i cili ka ndërruar deri më tani 5 subjekte politike, dhe çka është ajo që veçon atë nga e kaluara e tij. E pranoj se ai ka pasur simpati të forta të maqedonasve në Gostivar, apo më mirë thënë të VMRO-DPMNE-së, sepse edhe në Kuvend e njëjta parti çdo herë ka folë fjalë të mira për Taravarin. Ky njeri është prodhim i VMRO-DPMNE-së, i cili në rrethin e dytë ka arrit të marrë 6.000 vota më shumë sesa në rrethin e parë, edhe atë falë përkrahjes së VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Memedi, lider i RDK, transmeton Medial.mk.