Në Shqipëri të jesh i famshëm nuk kërkon talent.

Kjo ka shkaktuar zhgënjimin e madh të shumë këngëtarëve të njohur shqiptarë të cilët i kanë rezistuar tregut vetëm falë zërit të tyre.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, një prej këngëtarëve ikonë të muzikës shqiptare, Gjergj Jorgaqi ka shpjeguar arsyet se pse nuk është më pjesë e skenës muzikore.

“Muzika po degjeneron fare. Po zhduken profesionistët.

Nëse deri dje, për të bërë një album na duheshin minimumi 2 muaj, sot e bëjnë brenda disa ditësh duke vjedhur orkestralet në internet.

Nuk mund të dal të tregoj aftësitë e mia në skenë kur konkurroj me një vajzë që del me mbathje.

Kjo është arsyeja që nuk dal më në skenë. Zhgënjimi vjen kur bëhet një kala me faktorë.

Unë kam çarë me fuqitë e mia, edhe pse isha mashkull. Femrat e kanë 50% fasadë suksesin dhe e kanë më të lehtë për të çarë.”- tha i zhgënjyer këngëtari i njohur shqiptar. /albeu.com/