Blendi Fevziu e vlerëson qeverinë “Rama2” me notën 0, ndërsa paralajmëron se ajo mund të bjerë përpara përfundimit të mandatit të saj.

Sipas gazetarit të njohur, për shkak të problemeve në jetën politike, Rama e ka të pamundur të qeverisë, ose do t’i duhet të shpikë një mënyrë të re për të zgjatur jetëgjatësinë politike.

I ftuar në Intv, Fevziu tha se qeveria Rama mund të bjerë edhe përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime.