Referuar një lajmi i cili ka ngjallur shumë diskutime përsa i përket pasurisë së kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, aktori Julian Deda ka bërë një krahasim të punës së tij në 14 vite me punën e saj në 1 vit.

Në një postim në Facebook, Julian Deda shkruan se për të blerë një apartament vetëm 100m2 i janë dashur 14 vite punë si aktor.

“Tjetra me 1 vit kryetare bashkie në Roskovec i rreshtoi 8 shtëpi,shkruan Deda.

Postimi i plotë i Julian Dedës:

14 vjet aktor dhe me zor bleva një apartament 100 m2, tjetra me 1 vit kryetare bashkie në Roskovec i rreshtoi 8 shtëpi”.