Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas njohjes së Republikës së Kosovës nga Madagaskari.

Ahmeti në një postim në Twitter ka falënderuar shtetin afrikan për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Faleminderit Madagaskar për njohjen e Republikës sonë të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.