Ato kanë kaluar muajt e fundit duke u përgatitur për evente nga më të ndryshmet në botën e modës, në disa vende të botës.

Dhe disa prej yjeve më të mira në botën e modës, kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të festuar në Bahamas ditëlindjen e 21-të të shoqes së tyre Hailey Baldwin.

Dhe ato që kanë rënë në sy më tepër kanë qenë Bella Hadid dhe Kendall Jenner, të cilat kanë postuar edhe një foto të dyja, me veshje që tregojnë shumë tepër nga sa duhet.