Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe dega për Gollo Bërdo, shprehin shqetësim dhe brengosje të madhe për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të Edmond Temelkos, kryetar i komunës Pustec dhe kryetar i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE), i cili ndodhet në paraburgim në Maqedoni.

Kjo shoqatë kërkon lirim urgjent të Edmond Temelkos duke i bërë apel institucioneve në Maqedoni që urgjentisht t’i ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshme që të ndihmojnë të lejohet kujdes i nevojshëm mjekësor për Temelkon.

Shoqata “Ilinden” i bashkangjitet kërkesë së presidentëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Gjorge Ivanov dhe Ilir Meta, të cilët tanimë shprehën shqetësim për gjendjen shëndetësore të Temelkos.

“Mbajtjen në burg të Edmond Temelkos e vlerësojmë për antimaqedonase, me pasoja afatgjata për pozitën dhe të drejtat e maqedonasve në Shqipëri”, vlerësohet në kumtesën e nënshkruar nga nga kryetari i shoqatës Nikolla Gjurgjaj dhe i degës për Gollo Bërdo Ylli Halilaj