Një shofer autobusi nga Tetova ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

72-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me autobusin. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Durrësit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim i plotë i policisë

Më datë 02.11.2017, rreth orës 05:20, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit mjeti autobus me drejtues shtetasin G. B.48 vjeç, banues në Sllatinë, Tetovë, ka aksidentuar shtetasin D.B. 72 vjeç, banues në Durrës. Fatkeqësisht shtetasi I mësipërm ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.