Gjak, plombë e vendosur nga policia, njerëz të frikësuar, kështu sot ishte në Kisella Vodë para këmbimores ku mbrëmë u vranë dy persona.

“Në rrugën Boris Trajkovski këtu në Kisella Vodë mbrëmë janë vrarë dy persona nga ana e pronarit të këmbimores i cili është vetëmbrojtur. Për momentin nga MPB-ja na informojnë se pronari i këmbimores ka pasur armë me leje dhe nuk është në arrati.”

Banorët e Kisella Vodës të frikësuar dhe thonë që vjedhjet në këtë lagje janë shpeshtuar. Ata sugjerojnë që në terren të patrullojnë më shumë forca policore.

“Jam e frikësuar. Duhet të ketë më shumë kontrollë dhe polic në rrugë. Kemi frikë edhe për fëmijët të cilët shëtisin në mbrëmje”.

“Nuk kam koment”, thanë disa qytetarë.

Nga MPB informojnë se pronari i këmbimores është lëshuar në liri dhe se armën me të cilën i ka vrarë dy personat ka qenë me leje.

“Pistoletën që e ka poseduar pronari i këmbimores ka qenë me leje sipas ligjit. I njëjti është lëshuar në liri. Në si MPB nuk kemi detaje të tjera për këtë rast pasi që të njëjtin e ka marrë prokuroria publike”, nga MPB.

Prokuroria publike nuk ka publikuar detaje të reja për vrasjen e dy hajdutëve në këmbimore dhe deri më tani nuk japin detaje se çfarë masash do të ndërmerren për pronarin i cili në vetëmbrojtje qëlloi për vdekje dy persona.