Këngëtari Art Abazi është një prej atyre këngëtarëve i cili veçohet për stilin e tij të veçantë të kënduarit.

Ai sjell rrallë projekte muzikore, por ato që sjell mbesin në zemrën e publiku, ndërsa merr gjithmonë vlerësime për stilin e veçantë.

Arti është mjaft aktiv në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai duket të ketë bërë një prapësi, e cila ka bërë të qeshur shumë prej ndjekësve të tij.

Përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, Abazi ka bërë të ditur se ka shkuar te shtëpia e gjyshes së tij, ndërsa është veshur me këmishën e saj të natës.

Duke pozuar para pasqyrës, Arti realizoi një ‘selfie’ shumë qesharake, e cila njëlloj është mirëpritur edhe nga fansat e tij.

Një gjë e tillë, jo çdo kujt mund t’i kishte shkruar në mendje. Mesa duket, Arti është mësuar me prapësitë që nga fëmijëria e tij.