Jo të gjithë njerëzit përballen njësoj me grabitësit, ka nga ata që i binden çdo kërkese, ka disa të tjerë që ngrijnë totalisht, por ky nuk ka qenë rasti i 36-vjeçares, Lorraine McCalliskey, punonjëse në një dyqan në Tiverton të Anglisë.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë teksa grabitësi i kërkon asaj paratë e xhiros ditore.

Por Lorraine, as nuk ngriu, e as nuk iu bind urdhrave të grabitësit, por kapi një thikë që kishte aty pranë dhe filloi të kërcënonte hajdutin që ia mbathi nga dyqani.

Por 36-vjeçarja nuk duket se ka lënë me kaq, ajo ka ndjekur edhe për disa metra të tjerë hajdutin nëpër lagjet e qytetit të vogël.