Niveli në Liqenin e Dojranit është pothuajse tri herë më i lartë se niveli mesatar për nëntorin, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe të Ohrit janë në kuadër të mesatares, tregon matja e sotme hidrologjike.

Sipas DPHM, nivelet në më shumë lumenj në Maqedoni janë rritur pas reshjeve në dy ditët e kaluara.

Është rritur edhe niveli i lumit Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, si dhe i lumet Bregallnica. Akoma nën mesataren për këtë periudhë të vitit janë nivelet e lumenjve Treska, Pçinja dhe Cërna Reka.