Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot kërkoi durim prej qytetarëve të Shkupit për gjendjen me deponinë “Drislla” dhe me spekulimet se atje po digjen mbeturina radioaktive. Paralajmëroi se së shpejti do të dalin me analizë të plotë.

“Gjatë ditës së djeshme thashë, edhe pak durim, si qytet dhe si institucione së shpejti do të dalim me analizë të plotë për gjendjen në Drislla”, tha Shilegov.

Ai sot ka konfirmuar se ka dhënë urdhër që të fillojë procedurë për dislokimin e anijeve nga lumi Vardar.

“Jemi duke i analizuar pozitat e tre objekteve dhe në bazë të tyre do të sillen vendime të reja. Anijet në Vardar janë zgjidhje e pasigurt për qytetarët e Shkupit”, potencoi Shilegov.