Ekzistojnë të dhëna serioze për aktivitet të lartë kriminel dhe për përgjegjësi serioze penale për shumë persona me punën e deponisë së “Drisllas”, si dhe me ndotjen e ajrit në Shkup, deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistë për TV24, njofton Portalb.mk.

“Partneri strategjik italian me “Drisll-an” është 80 për qind pronar, qyteti është 20 për qind pronar dhe kjo është bërë me vendim të Këshillit paraprak të qytetit të Shkupit. Por, sipas gjendjes faktike, kapitali i qytetit sipas të gjitha investimeve është 2.000.000 euro, ndërsa kompania në partneritet strategjik peshon 10.00 euro. Rritja e pronësisë duhej të rritet në pajtim me investimet, por sipas njohurive të deritanishme, ky nuk është rast që duhet të jetë. Shilegov në intervistë foli edhe për ndotjen e ajrit që shkaktohet edhe nga “Drislla” duke përfshirë djegien e deponive.

Ekzistojnë spekulime se ka mbetje radioaktive dhe është bërë pjesë e analizave të shumë institucioneve. Problemi me “Drisll-an” do të zgjidhet shumë shpejt. Po hetohet edhe puna financiare, por edhe kush dhe si e ka helmuar Shkupin vitet e kaluara”, tha Shilegov në intervistë për TV24.