Pesë ditë më parë, dyshja Agon Amiga dhe Cozman kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.

Është kjo kënga “Shih ti kishe”, të cilën dyshja e sollën të shoqëruar me videoklip.

Ky projekt i cili u vlerësua se kishte ‘dissa’ për disa prej reperëve të tjerë shqiptar, të cilët në këngët e tyre përmendin markën ‘Gucci’ e “Rolex”, paranë, e të tjera gjëra.

Një tregues që një këngë pëlqehet janë klikimet që ajo merr në kanalet në të cilat lansohet nga artistët, e njësoj vlenë edhe për projektin ‘Shih ti kishte’ nga Agoni dhe Cozman.

Deri tanë në kanalin YouTube, kënga ka marrë mbi 1 milion klikime e për këtë gjë Agoni ka falënderuar fansat përmes rrjeteve sociale.

“Faleminderit prej zemres Amiga aka AMG……..#babastars #shihtikishe“, ka shkruar Agoni, e ngjashëm ka vepruar edhe reperi Cozman.