Vetërregullim, e jo rregullim për mediumet onlajn, propozojnë Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Siç theksuan sot në konferencë për shtyp kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe Mirçe Adamçevski nga KEMM, nevojitet praktikë në të cilën mediumet onllajn integritetin e vet do ta garantojnë me identitet transparent, ndërkaq që kjo ka të bëjë me pronësinë, strukturën redaktuese, autorët, politikën e privatësisë…

Qëndrimi i SHGM-së kundër rregullimit të mediumeve onlajn, sipas Selmanit, bazohet në rekomandimin e Këshillit të Evropës për lirinë e internetit, të miratuar në vitin 2016.

“Ky rekomandim definohet si e drejtë themelore e njeriut. Maqedonia si anëtare e Këshillit të Evropës ka obligim ta respektojë këtë të drejtë, ta mbrojë dhe promovojë secilin vendim sipas këtij rekomandimi”, sqaroi Selmani.

Zoran Riçliev nga SHGM i cili është autor i rekomandimeve për rritje të integritetit dhe profesionalitetit të mediumeve onlajn, tha se është fakt që ka keqpërdorime të mëdha nga mediumet onlajn në Maqedoni dhe se fenomeni i lajmeve të rrejshme që është global po ndërlidhet me vendin tonë, se ka ueb-faqe të shumta informative të cilat sillen si mediume, ndërkaq qëllimi i tyre është ndikimi në diskursin publik dhe shtrembërimin e tyre. Sipas tij, këto shtrembërime çuan drejt thirrjeve për rregullim të hapësirës onlajn. Riçliev sqaroi se një nga idetë për vet[rregullim, është ekzistimi i KEMM dhe SHGM të cilat merren me ngritjen e profesionalitetit dhe etikës në mediume. Ai vlerësoi se rregullimi i mediumeve onlajn është i panevojshëm dhe se është i pamundur.

Adamçevski nga KEMM konsideron se edhe pse mediumet onlajn nuk janë të përfshira me ligjet mediale, ato janë të rregulluara me disa ligje të tjera të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta, përkatësisht se disa dispozita nga ato ligje kanë të bëjnë me sferën e mediumeve onlajn.

Kryetarja e KEMM, Marina Tuneva u bëri thirrje mediumeve onlajn të tregojnë interesim për anëtarësim në KEMM. Ka kritere, theksoi Tuneva, të cilat i përgatiti Këshilli për atë se si bëhet anëtar, ndërkaq të cilat duhet të përmbushen.

Ana pozitive e vetërregullimit, sipas KEMM dhe SHGM-së është ajo që mundëson fleksibilitet dhe paraqitet në rolin e mekanizmit për mbrojtje nga përzierja potenciale e qendrave të fuqisë në përmbajtjet mediale, ndërkaq dobësi është ajo që ai shqipton vetëm sanksione morale.