Sherri për pronat e ka acaruar shumë situatën midis dy vëllezërve në fshatin Boçovë të Fierit, aq sa njeri prej tyre i ka drejtuar çiften tjetrit si kërcënim. Por, policia e ka arrestuar Sterio Jaruan, 60 vjeç.

Sterio Jarua me një çifte pa leje iu kanos vëllait më të madh, 69 vjeçar, H.J, banues po në të njejtin fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.