“Mirmëngjes Dashni”, është një ndër këngët e Artiola Toskës që është mirëpritur shumë nga publiku.

Por, përveç suksesit, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti akuzuan se kënga është e vjedhur dhe sipas tyre nuk ishte e përshtatshme për “Këngën Magjike”.

Toska mohoi sot në “Xing me Ermalin” të ketë patur sherr për kengën, por tha se ishte inat i momentit.

“Unë s’di të jetë një sherr, por ka qenë inat i momentit, ka qenë kënga e suksesshme dhe ndoshta i ka prek suksesi i asaj kënge. Unë jam mikeshë dhe bashkëpunoj prap me ta”, tha Toska