Tre tifozë anglezë janë dëmtuar mbrëmjen e së martës në Napoli, pasi janë sulmuar nga një grup i dhunshëm personash.

Një grup prej 4 tifozësh të Manchester City kishin mbërritur në qytet për ndeshjen e programuar mbrëmjen e së mërkurës dhe ishin duke ngrënë darkë në një lokal në rrugën Cesario Console, kur u sulmuan nga një grup personash.

Tre prej tyre u fshehën në një piceri, ndërsa i katërti në një restorant. Grupi i napoletanëve ndoqi grupin e tre anglezëve dhe dhunuan edhe pronarin e picerisë që u doli në mbrojtje tifozëve të Manchester City.