Momente tensioni ka pasur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Delvinës dhe Butrintit. Në minutën e 30-të, arbitri i ndeshjes është goditur nga tifozët, dhe ndeshja është ndërprerë për disa minuta.

Më pas situata ka dëgjeneruar, duke pasur përleshje edhe mes futbollistëve. Përsa i përket rezultatit të takimit, Delvina fitoi 2-0, edhe pse e mbylli ndeshjen me dy lojtarë të përjashtuar me të kuq.