Askush nuk e kishte menduar para kohe, se do të fillonin përçarjet brenda grupit të një prej filmave më të shikuar në botë.

Tyrese Gibson, i cili konsiderohet si një ndër protagonistët kryesorë, ka kërcënuar se do të largohet prej xhirimeve të filmit “Fast & Furious”.

Ai ka pohuar se nëse në vazhdimin e nëntë të filmit do të kthehet Dwayne “The Rock” Johnson, atëherë do të jetë ai, që do të largohet.

E gjithë kjo pasi reperi e ka akuzuar ditë më parë aktorin 45-vjeçar, se e ka braktisur filmin për të “fluturuar i vetëm”.

“Ti u ngatërrove me familjen dhe vajzën time. Tani edhe unë do të merrem me familjen tënde”, ka shkruar Gibsonnë Instagram, ku më tej e quajti Johnsonin “klon”.

Kujtojmë se Gibson është në një proces gjyqësor me ish-gruan për sa i përket kujdestarisë së vajzës së tyre.

“Universal Pictures”, prodhuese e filmit ende nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me këtë ngjarje.