Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore për ti dënuar maksimalisht shqiptarët në rasin “Lagjja e Trimave”. Ai thotë se Gjykata Penale në Shkup, shqiptoi denim drakonik për të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”.

Hysni Shaqiri ish komandant i UÇK, madje thotë se dënimi i djeshëm është dënimi më i madh ndaj shqiptarëve në historinë e Maqedonisë.
“Dënimi ndaj grupit të Kumanovës, është dënimi më i madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve në historinë e Maqedonisë, por edhe akuza më e pa pranueshme dhe më e turpshme, sepse shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me terorizmin. Dënimi prej 746 vite burg dhe 8 dënime të përjetshme është drakonik dhe dëshmi e dështimit të politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjër. Kjo kërkon vetëdijësimin e politikës shqiptare, e cila duhet përfundimisht ta kuptoj se çështjet nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, sepse sistemi i drejtësisë në Maqedoni për shqiptarët po vazhdon të shëndrrohet në padrejtësi, siç ka qenë edhe në kohën e sistmit të kaluar. Poashtu ftoj fakorin ndërkombëtar që të angazhohet në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti, për të cilin të gjtha dëshmitë flasin se paraqet edhe një procesi të montuar politik antishqiptar”, deklaron ish deputeti i UÇK-së Hysni Shaqiri.