Tenistja e njohur Serena Williams vuri kurorë me partnerin e saj Alexis Ohanian të enjten e kaluar, në Nju Orleans, në praninë e shumë miqve dhe personaliteteve të shquara.

Megjithatë, nuk e kishim parë unazën e saj të martesës, deri ditën e sotme, kur ajo ndau një foto të adhurueshme të vajzës së saj Alexis Olympia, ku duket qartë edhe guri gjigand i unazës.

Duhet të themi madje që unaza rrëmbeu vëmendjen e fansave nga vogëlushja!

Unaza ka një gur diamanti me prerje emerald, shoqëruar me një rreth përjetësie . Porositur veçanërisht për Serenën, stolia e mrekullueshme mban vlerën prej 2 milion dollarësh.

Të flasim për vajzën e saj tani; a nuk është e adhurueshme?